Greqi, ekzekutohet ish-presidenti i PAS Korinthos

Një biznesmen i njohur grek është ekzekutuar me armë zjarri në Mandra të Athinës. Mediat helene raportojnë se bëhet fjalë për Kristos Gialia, i cili pasi u qëllua me kallashnikov makinës së tij iu vu zjarri me qëllim për të zhdukur çdo gjurme. Një biznesmen i njohur grek është ekzekutuar me armë zjarri në Mandra të Athinës. Mediat helene raportojnë se bëhet fjalë për Kristos Gialia, i cili pasi u qëllua me kallashnikov makinës së tij iu vu zjarri me qëllim për të zhdukur çdo gjurme. Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra, 20 km në veri-perëndim të kryeqytetit të vendit. Ndërkohë pak metra me tej u gjet e djegur edhe një automjet tjetër, brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti është i autorëve të vrasjes së Gialia. Sipas informacioneve të protothema.gr viktima ishte biznesmen në tregtinë e , ndërsa në të kaluarën ka qenë i përfshirë edhe në administrimin e ekipeve të futbollit. Ai ka qenë pjesë e presidencë së klubit të futbollit PAS Korinthos, që militon në ligat e ulta, teksa ishte tërhequr nga posti drejtues në këtë klub më 19 shkurt të vitin 2023.

sfidanti.al