E bëmë për të “qarë” Marakanën, 200 mijë kërkesa për ..Çekinë!

Si ndizet  fantazia, ajo  që nxitet nga babëzia për të fituar nga shitja e biletave! Pak vite më parë, kur luajtëm me Poloninë e Levandoskit, me Poloninë e vertëte dhe jo me këtë të fundit që nuk shkonte dot në portën tonë, u tha nga FSHF-ja me mburrje se  kishin patur 200 mijë kërkesa për ndeshjen!  Nuk donim as “Marakanën” e Brazilit borxh, por një më të madh se gjiganti i futbollit. Këto ditë, kur  FSHF dhe shefat e saj kanë veshur uniformën e “biletashitësit”, as më pak e as më shumë, doli në dritë një deklaratë kryeneçe : “ Kemi 200 mijë kërkesa për ndeshjen me Çekinë..”

Siç duket, ka tavan edhe  fantazia  për të shitur bileta, edhe pse për çmimet e tyre jemi shpallur  rekordmenët e këtij  “biznesi” makut!  Ato që dikur quheshin 20-et, me “revulucionin e çmimeve” tani janë 80-shet, pra 80 mijë lekë tribuna përballë, si Vipat e dikurshem ne tribunë. Kurse tribuna e “Vipave”  do të ngjitet  pupthi , një kërcim “alla Bubka”, do të variojë nga 300 mijë lekë deri në 500 mijë lekë!

Cila kombëtare në Botë, Franca e Mbapes apo Argjentina e Mesit kushton më shtrenjtë se Kombëtarja jonë? Prisni, prisni se akoma nuk keni shijuar “eliksirin” e çmimeve.  Nëse nuk mundemi nga Çekia dhe nga Moldavia në fushën e tyre, pritet që çmimet e biletave  për ndeshjen me Ishujt Faroe të shiten sikur do tw fitojmw Europianin…

Sfidanti.al