Cristiano Ronaldo udhëton drejt Iranit ku bashkë me Al-Nassr do të sfidojë skuadrën e Persepolis për ndeshjen e vlefshme të Champions League që nis këtë javë. Evenimenti aziatik do të konsumojë fazën e grupeve dhe në Teheran duket se njerëzit janë çmendur për të parë sulmuesin portugez nga afër.
Mijëra iranianë kanë mësyrë në rruën pranë hotelit ku ndodhet hoteli në të cilin akomodhet skuadran e Al-Nassr.pasi mbërriti në Teheran, menjëherë në aeroport, sulmuesit iu dhurua edhe një tapet origjinal persian me vlerë rreth 1 mijë euro e në të shkruhet emri i sulmuesit 5 herë fitues i Topit të Artë. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar turmat që rrezikuan madje të hynin edhe në hotel.
sfidanti.al