E bujshme nga Anglia, talenti i “djajve” në “radarët” e një klubi shqiptar

Mund të jetë e pabesushme për shumë futbolldashës, por është e vërtetë. Një skuadër shqiptare ka shfaqur interes për shërbimet e Mejson Grinud, të paktën kështu raporton prestigjozia britanike “TalkSport”. Që prej rikthimit të tij, anësori i sulmit dëshiron të largohet nga Mançester Junajtid pasi klubi njoftoi që anglezi kërkon të vazhdojë karrierën larg “Olld Traford” pas investigimit të detajuar mbi lojtarin, me këtë të fundit që u arrestua mbi dyshimin për përdhunim në janar të 2022, akuza, të cilat ranë në shkurt të këtij viti, me Grinud që u deklarua i pafajshëm.

Që pas atij moment, Mançester Junajtidhapi një investigim të brendshëm, teksa pak ditë më parë dolën në përfundimin që vendimi më i mirë për të dyja palët është ndërprerja e bashkëpunimit. Greenëood është lidhur shumë me një kalim në kampionatin saudit me Al-Etifak, që drejtohet nga Stiven Zherard, mirëpo “prestigjiozja” britanike mëson që edhe një skuadër shqiptare, e pazbuluar ka shprehur interesim për anglezin dhe tani na mbetet veçse të presim e të shohims e çdo të ndodhë me të ardhmen e anglezit.

 

sfidanti.al