Salah pranë largimi, “faraoni” një firmë larg “rekordit” në Arabi

Pas një sërë “yjesh” si Nejmar, Karim Benzema, Ngolo Kante, Kristjano Ronaldo e shumë të tjerë, “fantazisti” i “të kuqve” të Liverpul, Mohamed Salah mund të jetë “ylli” i radhës që transferohet në Arabinë Saudite dhe do ta bëjë këtë për shifra rekord.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat arabe dhe ato britanike, skuadra e Al-Itihad është e interesuar për sulmuesin egjiptian dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë “faraonit” një rrogë më të lartë se ajo që marrin Karim Benzema e Kristjano Ronaldo. Deri më tani nuk janë raportuar shifrat e marrëveshjes, por ka spekulime se rroga e tij mund të arrijë deri në 200 milionë euro në vit, një shifër marramendëse, e cila ka tunduar lojtarin jo pak lojtarin dhe tani “ylli” egjiptian pret vetëm që bordi i Liverpul të negociojë një shifër për kalimin e tij në radhët e klubit saudit, që mendohet se do të jetë rreth 100 milionë euro, një rekord për kampionatin saudit.

 

sfidanti.al