Pas shitjes së “gardianit” zviceran, Jan Somer te “zikaltërit” e Inter, “bavarezët” e Bajern Mynich tashmë janë në kërkim të një portieri të dytë për ekipin dhe në “pistën” gjermane tashëm ka dalë një emër i ri.
Bëhet fjalë për portierin spanjoll të Çelsit, Kepa, me ish-teknikun e tij, Tomas Tuhel, i cili e pëlqente goxha stilin e lojës së “iberikut”, që në kohën kur gjermani ishte tekniku i “bluve” të Londër, për rreth 1 viti e gjysmë. Ndërkaq, në rast se “pista” Kepa nuk realizohet, “bavarezët” kanë dhe dy “asa” të tjerë “nën mëngë”. I pari është “gardaini” maroken i portës së Sevijas, Bono, ndërsa i dytë është sërish një “prodhim” i La Liga, por që aktivizohet te “tulipanët” e Ajaks, Geronimo Ruli.
sfidanti.al