Al-Hilal bën ofertën “faraonike” për Romelu Lukakun

Pas “tradhëtisë” që i bëri “zikaltërve” të Inter, tani “bomberi” belg, Romelu Lukaku është në një udhëkryq të vërtetë në karrierën e tij, teksa në njërën anë këkrohet nga sauditët e Al-Hilal dhe nga ana tjetër kërkon të transferohet te “bardhezinjtë” e Juventus.

Sauditët duket se nuk dorëzohen për shërbimet e 30-vjeçarit, teksa ka vendosur të rrisin kontratën e tyre, duke i ofruar Lukakut një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 60 milionë euro në sezon, si dhe do t’i paguajë “bluve” 50 milionë euro për transferimin e “shtatlartit” të sulmit. Mirëpo, Lukaku po mendon vetëm kalimin te Juventus, teksa ka arritur akordin me klubin per 8 milionë euro në sezon për 3 vitet e ardhshme, mirëpo italianët ende nuk kanë gjetur akordin me “blutë” e Çelsit.

 

sfidanti.al