Pritej, por jo kaq herët. Luiza Gega është sportistja e parë shqiptare, e cila kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Rekordmenja e atletikës ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Serbi në disiplinën 3 mijë metra me pengesa.
Medalje e artë dhe super kohë e arritur, pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes. Koha e arritur prej saj është normë kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm, teksa kujtojmë se atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023.
sfidanti.al