Guardiola: Tre vjet radhazi Siti arrin në gjysmëfinale të Championsit!

Është i lumtur për suksesin, por edhe i shqetësuar nga rraskapitja. Pep Guardiola u lehtësua që Mançester Siti i tij ia doli të kalonte në gjysmëfinale të Championsit edhe përballë një rivali të madh si Bajerni. “Për tre vite me radhë jemi në gjysmëfinale, – thotë ai, – në pjesën e parë vuajtëm, Upamekano ishte i rrezikshëm ashtu si Koman. Me fat përpara sesa të humbisnim penalltinë, pasi Bajerni pati disa raste, por u mbrojtëm mirë. Erlingu shënoi shumë bukur, edhe pse është shumë i ri. Duket se ne tani kemi më shumë përvojë në Champions dhe e dinim se çfarë duhej të bënin. E donim fitoren. Problem të luajmë në Angli pas kësaj ndaj Shefild Junajtidit në Kupë. Nuk është momenti i duhur”.

Sfidanti.al