Në të vërtetë, asgjë nuk do të qetësohet plotësisht sepse 1 pikë në 5 ndeshje në Serinë A janë diçka shumë e rëndë, por gjithsesi gjysmëfinalet e Championsit janë diçka e madhe për një ekip të tillë. Interi këta vjet nuk ka qenë Reali, Barcelona, Bajerni, Liverpuli apo Siti, ndaj edhe të arrish në 4 më të mirët në Ligën e Kampionëve meriton vlerësim. Trajneri Simone Inzagi thotë pikërisht këtë. “E nisëm me një grup shumë të vështirë dhe vazhdojmë të jemi, – thotë ai, – jam i lumtur për djemtë. Nuk ishte e lehtë ndaj Benfikës, e merituam gjysmëfinalen ndërsa më parë ishte një ëndërr. Nuk i kam problem kritikat”.
Sfidanti.al