I dëshpëruar padyshim, por edhe krenar. Gjigandët e Bavarisë vërtet u larguan nga Championsi, të cilin e fituan në 2020, por paraqitja e tyre ndaj Sitit në “Alianc Arenë” ishte mjaft e mirë. Barazim 1-1, por epërsi në lojë dhe Leroi Sane thekson pikërisht këtë. “Bëmë një ndeshje shumë të mirë, – tha ai, – unë duhej të kisha shënuar, duhej patjetër të kisha shënuar. Mançester Siti përballoi një presion të madh, por na dëmtoi humbja 0-3 e ndeshjes së parë. Po të kishte qenë ndryshe, do t’ia kishim dalë. Jam krenar për ekipin tonë. Gjithsesi, përgëzoj Sitin”.
Sfidanti.al