Tifozët nuk e dinë nëse duhet të gëzohen, apo të përmbajnë veten. E vërtetë, që sistemi gjyqësor sportiv ia ktheu (për momentin) Juventusit 15 pikët e hequra, veçse kjo jo për shkak se e nxorri të pafajshëm klubin piemontez, por sepse vendosi që procesi i parë gjyqësor pati shkelje në dëm të bardhezinjve. Do të ketë sërish gjykim, ndërsa nuk dihet nëse 15 pikët do të hiqen sërish, do të kthehen të gjitha, apo do të hiqen 7, 8 apo 9 pikë. Nga ana tjetër, godet fakti që drejtuesit juventinë nuk u falën, dhe dënimet e tyre u konfirmuan. Për momentin, Juventusi është në Champions, duke pasur 59 pikë e duke qenë në vend të tretë pas Napolit e Lacios.
Sfidanti.al