Mesi: Argjentina e sotme më kujton ekipin e Botërorit 2014

Nuk mendon për rekordin e pathyeshmërisë, ndërsa bardhekaltërve u duhen edhe dy ndeshje për të arritur Italinë. Lionel Mesi mendon se objektivi kryesot i Argjentinës është që të përqëndrohet tek fitimi i Botërorit, dhe jo që të kalojë 37 ndeshjet radhazi pa humbje që kanë italianët. “Gauçosit” për momentin janë në 35! “Nuk e mendojmë këtë gjë, – thotë Mesi, – kryesor është Botërori. Argjentina e sotme më kujton shumë atë të Kupës së Botë 2014 kur arritëm në finale. Jemi një grup shumë i bashkuar, por do të ketë edhe ditë të vështira, që duhet t’i përballojmë”.

Sfidanti.al