Runi sot është trajner ndaj edhe del kundër Ronaldos!

Dikur kanë qenë shokë skuadre dhe kanë qenë pak a shumë njësoj. Ashtu siç janë futbollistët. Gjithsesi, kohët kanë kaluar dhe Uejn Runi e ka lënë futbollin duke u bërë trajner ndaj edhe i sheh ndryshe disa gjëra. Për këtë arsye, rekordmeni i Mançester Junajtidit e kritikoi Kristiano Ronaldon, ish-shokun e tij tek “djajtë e kuq” për atë që po bën tani. “Sjellja e tij është e papranueshme, – thotë Runi, – ai duhet të punojë me kokën ulur dhe jo të krijojë probleme. Trajneri Ten Hag po bën më të mirën për klubin”.

Sfidanti.al