Misteri i Kosovare Asllanit në prag të gjysmëfinales së Europianit, Angli-Suedi

Mediat britanike e cilësojnë si më të rrezikshmen lojtare kundërshtare, që jo më kot ishte tek Reali i Madridit sezonin e kaluar, dhe do të jetë tek Milani edicionin që vjen. Kosovare Asllani është një nga shpresat tek Suedia, për gjysmëfinalen e sotme ndaj Anglisë në orën 21:00 në Kampionatin Europian të futbollit për femra. Sulmuesja 32-vjeçare me origjinë nga Kosova i habiti të gjithë pas ndeshjes së kaluar në çerekfinale kur u deklarua tepër e lodhur për të folur, dhe për nja dy ditë nuk u pa në fushën stërvitore me kombëtaren. Gjithsesi, burime nga kampi suedez bëjnë me dijë se Kosovarja është gati dhe se gjithçka ka qenë një “mjegullnajë” taktike për ndeshjen. Anglia kërkon të largojë tersin gjysmëfinal dhe po ashtu “mallkimin suedez”, pasi me nordiket ka vetëm 1 fitore, 1 barazim si dhe 6 humbje.

Sfidanti.al