Tifozët e Ferrarit nuk ndalen, priten 320 000 në Çmimin e Madh të Monzës

Gabimi i Sharl Lëklerkut në Francë ishte i rëndë dhe hoqi nga dora një fitore që u duk e sigurt, e që do ta kishte hapur plotësisht garën për titull në Formula 1. Gjithsesi, niveli i Ferrarit është i lartë dhe kjo u jep shpresë tifozëve, por edhe i nxit që të ndjekin nga afër garat e këtij sezoni. “La Gazeta delo Sport” informon se plot 320 000 njerëz kanë aplikuar për biletë në Çmimin e Madh të Monzës në shtator, ndonëse nuk dihet nëse mund të vendosen të gjithë në tribunat e pistës së famshme. Në Monzë po zgjerojnë tribunat që të kenë sa më shumë kapacitet. Verstapeni i Red Bullit komandon me diferencë renditjen e Botërorit në F1, por emocionet mbeten, po ashtu edhe shpresa.

Sfidanti.al