Zaniolo, tani duhet të thuash nëse dëshiron Juventusin apo Totenhemin!

Antonio Konte zakonisht di që të godasë dhe sidomos tregun italian e njeh mirë. Pasi ringjalli Dejan Kulushevskin dhe pasi ktheu në formë Harri Kejnin, trajneri i Totenhemit dëshiron të bëjë një tjetër goditje të madhe, të marrë Nikolo Zaniolon nga Roma. Spërsat mund t’ia japin klubin kryeqytetas rreth 50 milionë euro pasi fuqia financiare në Premier Ligë është e madhe, dhe nga ana tjetër Zaniolo do të kishte futbollin e Championsit si dhe do të luante në kampionatin më të fortë të botës. Roma, nga ana e saj, është gati të pranojë transferimin pas ardhjes së Dibalës, dhe do të pëlqente që sulmuesi të mos forconte një rival direkt. Gjithsesi, 23-vjeçari thuhet se ka qenë gjithnjë tifoz i Juventusit dhe se dëshiron të vazhdojë të mbetet në Itali.

Sfidanti.al