Mançester Junajtidi dhe Kristiano Ronaldo duket si dy gjëra të huaja për njëra-tjetrën. Me mbërritjen e trajnerit të ri, Erik Ten Hag, superylli portugez nuk ka vënë këmbë as në kompleksin stërvitore në Kerrington, dhe as në fazën përgatitore në Australi. I thonë 3 javë, pra një pafundësi kur duhet të kemi parasysh se ky është momenti më I rëndësishëm I sezonit, kur merret përgatitja për atë që vjen. Natyrisht, CR7 është një profesionist I madh dhe është përgatitur nga ana individuale, por ai nuk ka qenë në “shkollë” për të ndjekur “leksionet” e “mësuesit” Ten Hag! A mundet që një “nxënës” I tillë ta kalojë klasën? Pra, a mundet që Kristiano të jetë sërish pjesë e Junajtidit? Legjenda është kthyer në Mançester, por duket e vështirë që të qendrojë.
Sfidanti.al