Ogur i mirë apo i keq për PSG-në që Mesi e Ramosi u përplasën përsëri?!

Ndodh shpesh që dy lojtarë futbolli të bëjnë sherr edhe kur janë të të njëjtit ekip, në shumicën e rasteve gjatë stërvitjeve kur ndonjë mbrojtës ndërhyn ashpër ndaj ndonjë sulmuesi. Kështu ndodhi edhe tek Paris SG me Lionel Mesin dhe Sergio Ramosin, dhe gjithçka do të ishte mbyllur me shprehjen “çdo çudi zgjat 3 ditë”, por duket se këtë herë mund të zgjasë më shumë. Mesi reagoi ashpër pas një ndërhyrjeje më shumë se të vendosur që Ramosi bëri ndaj tij. Edhe mbrojtësi spanjoll nuk është se u tërhoq dhe pati “xixa”, por jo më shumë se kaq. Tifozët e PSG-së mund të jenë shqetësuar sepse ndoshta atmosfera në ekipin e tyre mund të jetë dëmtuar. Megjithatë, përplasja tregon se që të dy lojtarët janë shumë të impenjuar dhe duan të japin maksimumin, edhe nëse do të duhet të përplasen me njëri-tjetrin.

Sfidanti.al