I çuditshëm ky Nagelsmani, pasi kritikoi Barcelonën tani po tallet me Juventusin

Trajneri i Bajernit sikur e ka marrë “me të përpjetë” këtë verë, ndërsa duket i lumtur që çështja e Robert Levandovskit u zgjidh në kohën e duhur. Julian Nagelsman fillimisht u mor me Barcelonën duke thënë se “si ka mundësi që të kenë aq shumë borxhe dhe të marrin lojtarët që duan”. Tashmë, e paska pasur radhën Juventusi. Tekniku bavarez komentoi fjalët e Matijs De Ligtit që tha se nuk ishte lodhur kurrë aq shumë sa në stërvitjen e Bajernit. “Unë mund të them vetëm se ajo seancë ishte më pak e rëndë sesa normalet”, – tha Nagelsmani disi me ironi duke i ngulur një kunj Juves dhe trajnerit Alegri.

Sfidanti.al