Fatkeqësia e Vernerit, një tjetër shans për Brojën tek Çelsi

Kritikat e trajnerit Tomas Tuhel ishin një goditje e rëndë për sulmuesin, për të cilin u paguan rreth 60 milionë euro dy vjet më parë. Timo Verner ka shënuar vetëm 23 gola në 89 ndeshje që kur veshi fanelën e Çelsit e duket se do të largohet nga Londra. Mediat shkruajnë se ka interesin të Lajpcigut për të, pra të ish-klubit të tij, dhe Çelsi mund ta japë nëse arrihet një akord i përshtatshëm. Pas largimit të Lukakut, ikja e mundshme e Vernerit do të ishte një shans tjetër për Armando Brojën, i cili mbetet lojtar blu, dhe për të cilin Tuheli tha se nuk mendonte se do të largohej.

Sfidanti.al