Komplimenti i fundit për Nejmarit? “Një simulant klasi”!

Siç shkruajnë mediat (me përjashtim të atyre shumë pranë Paris SG), sulmuesi brazilian nuk e ndihmoi aspak veten për të hequr nofkën e hileqarit në këtë sport. Nejmar fitoi një penallti të paqenë, duke bërë një simulim të turpshëm në një ndeshje që nuk kishte aspak rëndësi, sepse ishte një miqësore. PSG fitoi 6-2 ndaj Gamba Osakës, dhe sulmuesi me numrin 10 shënoi dy gola, por kritikat për simulimin tek penalltia ishin të ashpra. “Një simulant klasi”, ishte një koment në rrjetet sociale. Nejmar u duk qartë se u rrëzua pa kontakt fare, duke bërtitur me të madhe e duke mbajtur këmbën me dorë, ndërsa arbitri pati shumë faj sepse kishte pamje të pastër për të kuptuar gjithçka.

Sfidanti.al