Barcelona është bërë kaq e rrezikshme saqë ia hodhi Kundenë Çelsit nga dhëmbët

Në fazën e parë të sezonit të kaluar ishte katandisuar aq keq saqë kushdo po tallej me të. Bajerni e shkatërroi sërish, gjigandi katalas u eliminua nga Championsi, ndërsa Reali ishte shkëputur pas edhe fitores 3-1 në “Kamp Nou”. Gjithsesi, presidenti Laporta duket se ka bërë prekjet magjike me sjelljen e Ksavi Hernandezit si trajner në “Kamp Nou”. Gjithçka nisi që të ndryshonte që në janar me mbërritjen e Ferran Torresit apo Obamejangut, me rinovimet që nuk janë problem me Gavin, Pedrin, Arauhon, Ansu Fatiun, me bindjen e Dembelesë dhe me marrjen e Levandovskit, Kesit, Kristensenit dhe Rafinjën. Tani, goditja e fundit po bëhet me Zhyl Kundenë, pasi mbrojtësi i Seviljes tani është lojtar “blaugrana”. Fanela e tij është në shitoret e klubit, dhe Çelsi mbetet me gisht në gojë, ndonëse kishte bërë propozim më të mirë, me mbi 65 milionë euro, dhe u duk se e kishte lojtarin në dorë. Imagjinon sesa e rrezikshme është bërë Barcelona. Kjo duket nga fakti sesa shumë tërheqëse është bërë skuadra katalanase.

Sfidanti.al