Çdo njeri, qoftë edhe profesionisti më i madh, ka një proces rritjeje, një kulm që mund të zgjashë tepër shumë, por edhe momentin kur rënia bëhet e pashmangshme. Për fatin e tij të keq, Kristiano Ronaldo ende dëshiron të jetë në statusin e “primadonës” së futbollit botëror, dhe pretendimet e tij për rrogën, për nivelin ku duhet të luajë, dhe sidomos për rekordet personale, e bëjnë të vështirë që të përshtatet në “kornizën” e një skuadre të madhe.
Superylli portugez nuk dëshiron të luajë për Mançester Junajtidin, pasi do të duhej të zbriste në Ligën e Europës pas 20 vitesh në Champions. Gjithsesi, pavarësisht përpjekjeve të agjentit të tij të shquar, Zhorge Mendez, klubet e tjerë të mëdhenj të Europës kanë refuzuar me mirësjellje. Paris SG, Bajerni i Mynihut dhe tani Çelsi kanë dhënë përgjigje negative, me trajnerin e bluve Tuhel që i ka thënë pronarit Tod Boehli se “nuk dua në ekip lojtarë që tërheqin gjithë vëmendjen me protagonizmin e tyre”. Me gjasë, CR7-ës do t’i mbetet në pjatë vetëm “gjella” që i ofrohet tani, Mançester Junajtidi në Ligën e Europës, ndonëse mundet që t’a shpifë.
Sfidanti.al