Në Torino janë dakord që mbrojtësi holandez mund të largohet dhe ata do të gjejnë një pasardhës të denjë, me çmim më të ulët, qoftë duke e marrë në Spanjë (Pau Torres) apo në Francë, e në fund të fundit edhe në Itali. Gjithsesi, nuk është e sigurt që Matijs De Ligt do të shkojë tek Bajerni pasi kërkesat e Juventusit janë tepër të larta. Klubi piemontez kërkon 80-90 milionë euro, ndërsa gjasat nuk janë që bavarezët të afrohen në këtë nivel. Takimi i parë në Itali me drejtorin sportiv të Bajernit, Salihamixhiç, nuk dhanë përfundim pasi oferta ishte 60 milionë euro në dorë plus 10 milionë euro me shpërblime. Juvja “qëllon” 20 milionë euro më lart. Të shohim nëse kjo do të ndodhë, dhe nga këto para mund të ketë ndihmë për të marrë Zaniolon nga Roma.
Sfidanti.al