Sezoni i ri do të jetë si përherë vitet e fundit me 10 skuadra. E tillë Superliga shqiptare në 2022-2023, dhe kalendari i ri u përpilua me shortin e hedhur në “Arenën Air Albania”. Në Sallën e Konferencave, goglat e nxjerra nga Ilir Shulku dhe Marius Sulejmani, përcaktuan që në javën e parë do të ketë një përballje Kukësi-Tirana në “Arenën” e qytetit verior. Ndeshjet e tjera do të jenë “normale”, me duelin Laçi-Teuta që gjithashtu cilësohet i fortë. Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana do të jetë javën e 6-të, parashikuar për në 1 tetor. Sezoni fillon në 20 gusht të këtij viti dhe përfundon në 24 maj të vitit të ardhshëm. Tirana është kampione, ndërsa në Superligë u ngjitën Bylisi i Ballshit dhe Erzeni i Shijakut, e u rrëzuan Dinamo me Skënderbeun.
Java 1: Partizani-Egnatia, Laçi-Teuta, Bylis-Kastrioti, Erzeni-Vllaznia, Kukësi-Tirana.
Sfidanti.al