Si talent nuk diskutohet që është shumë i mirë, ndonëse kurrë nuk ka arritur të fitojë pikët maksimale në formacionin e një ekipi, as tek Mançester Siti dhe as tek Bajerni i Mynihut. Edhe pse me Hansi Flikun, Leroi Sane luan shumë mirë tek Gjermania, ylli i krahut ndonjëherë është “kokë më vete” dhe ka “orën e tij” se kur duhet të luajë mirë. Mediat shkruajnë se ai duket se është mërzitur në Mynih dhe se kërkon që të shkojë tek Reali, aq sa po përdoret fjala “vetëofrim”. Nuk dihet nëse trajneri madrilen, Karlo Ançeloti, mund ta konsiderojë në planet e tij, por është e qartë se Madridi ka mjaft lojtarë, si dhe ka disa plane të përcaktuara mirë për të ardhmen, e pra jo gjithkush mund të marrë “shtëpi” në “Bernabeu”.
Sfidanti.al