Bavarezët duan Matijs De Ligtin, por duhet që të marrin një dorë të mirë parash që të investojnë 80 apo 90 milionë euro për qendërmbrojtësin e Holandës dhe të Juventusit. Barcelona mund t’ia japë këto para duke marrë Levandovskin për 50 milionë euro, apo ndoshta edhe 60, por nuk po mundet ta bëjë këtë pasi nuk po i vijnë paratë nga një drejtim tjetër. Ky “aks” është ai që duhet të transferojë Frenki De Jongun tek Mançester Junajtidi, dhe “djajtë e kuq” duan të paguajnë deri në 85 milionë euro (me klauzola) për kartonin e mesfushorit holandez. De Jongu as nuk pranon të largohet, dhe as nuk pranon të ulë rrogën e lartë që ka në “Kamp Nou” prej 17 milionë eurosh në sezon, ndaj gjithçka ka mbetur pezull.
Sfidanti.al