Roma, Pelegrini i ngjan Totit e De Rosit në bisedën me Zaniolon!

Tifozët verdhekuq i kujtojnë shumë mirë pamjet e dikurshme, kur dy kapitenët jepnin shembullin personal në fushë dhe jashtë saj, duke qenë edhe psikologë të vërtetë e nxitës të mëdhenj që lojtarë të ndryshëm të mos largoheshin nga Roma. “La Gazeta delo Sport” kujton rastet me Mohamed Salahun dhe Edin Xhekon, ndërsa një rol të tillë ndoshta e ka marrë edhe futbollisti i sotëm i rëndësishëm, Lorenco Pelegrini. Lojtari i veçuar edhe nga trajneri Zhoze Murinjo si njëri ndër më të mirët e ekipit, u pa duke folur për 20 minuta në fushën e stërvitjes me Nikolo Zaniolon. Natyrisht, nuk është e qartë se për çfarë kanë folur, por gjithsesi besohet se Pelegrini i ka kërkuar Zaniolos të mos largohet, sepse sezoni që vjen mund të jetë i suksesshëm.

Sfidanti.al