A mundet që Barça të shpenzojë 130 milionë euro për dyshen Levandovski-Rafinja?!

Për brazilianin u nxorrën nga “kuleta” 60 milionë euro, aq sa u ra dakord me Lids Junajtidin në Angli. Mbetet Robert Levandovski i cili cilësohet si objektivi kryesor për “blaugranët”, por Bajerni po e bën punën gjithnjë e më të vështirë. Vërtet, një marrëveshje mund të arrihet deri të shtunën, por mediat në Gjermani shkruajnë se bavarezët do të kërkojnë jo vetëm 50 milionë euro për kartonin, por edhe 10 milionë euro të tjera shpërblime në bazë të klauzolave. Kjo do ta rriste koston totale për sulmin e Barcelonës në 130 milionë euro. Nuk dihet nëse katalanasit do të pranonin, ndërsa “Bildi” në Gjermani shkruan se as oferta për 50 milionë euro nuk është bërë ende zyrtarisht.

Sfidanti.al