E pyetën futbollistin Sabien Lilaj këto ditë: përse zgjodhe Dinamon dhe jo Partizanin? Përgjigja nuk ishte shumë bindëse: më pëlqeu projekti i Dinamos! Po cilin projekt ka parë Lilaj, sepse Dinamo që kemi parë deri në fund të 2021-it, kishte më shumë halle se sa..projekte. Madje mund të thuhet se “projekti” i saj ndryshoi kryekëput: i ra kambanës, sidomos trajneri Shkëmbi, qysh në fillim se kishte ardhur për të dalë kampion, kurse fusha dhe futbollistët e përmbysën misionin…Dinamo nëse shpëton “kokën” këtë sezon, e ka fituar “titullin” e saj..
Kthehemi tek Sabien Lilaj , futbollisti që në kohët e “Skënderbeut me shpatë” ishte nga futbollistët më të spikatur për klasin dhe devocionin profesional.. Pyetja mund të ishte: e zgjodhe Dinamon vetë apo të zgjodhi trajneri Shkëmbi? Sido që të jetë, ky brez futbollistësh, pra Lilaj dhe Shkëmbi kur luanin bashkë, krijuan një borxh të madh moral, gati të pashlyeshëm ndaj Dinamos, ekipi që u sakrifikua të tretej dhe të shkonte në “ferrin” e telekomanduar nga zotat e këqinj , si sakrificë “sublime” për ngjitjen që do të kishte Skënderbeu..
Sfidanti.al