Napoli ka luajtur me një klauzolë të gjendur nga avokatët e klubit dhe ka vendosur të sfidojë autoritetet shëndetësore dhe në ndeshjen ndaj Juventusit që përfundoi në barazim 1-1, ka aktivizuar tre lojtarë, për të cilët ishe dhënë urdhër të qëndronin në karantinë. Bëhet fjalë për Zielinskin, kapitenin e përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, si dhe dhe Lobotkën.
Të tre lojtarët ishin ndaluar, pasi ishin cilësuar si kontakte të ngushta me persona që kishin rezultuar pozitivë në ditët e fundit, ndërrkohë nuk kishin marrë dozën e tretë të vaksinës, ndërsa nga doza e dytë kishin kaluar të paktën 120 ditë. Kjo quhet karantina e mesme në Itali dhe është vendosur që prej datës 30 dhjetor. Por klubi I Napolit ka kontaktuar avokatët e tij, të cilët kanë qenë të bindur që sa i përket futbollit, ky rregull nuk është taksativ deri deri në datën 10 janar.