Kupa e Afrikës nën ankthin e Omikron, Aubameyang pozitiv

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang rezultoi pozitiv me Covid-19 pas mbërritjes në Kamerun me pjesën tjetër të Përfaqësueses së Gabonit, për Kupën e Afrikës. Mesfushori Mario Lemina dhe ndihmës-trajneri Anicet Yala gjithashtu rezultuan pozitivë që në kontrrollin e bërë në aeroportin “Nsimalen” në Yaounde, gjë që është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Gabonit. Ekipi iu nënshtrua testeve të shpejta dhe tre prej tyre rezultuan të infektuar me koronavirus.
Nëse konfirmohet testi antigjen, sulmuesi i Arsenalit, Aubameyang ,është e sigurtë që do të humbasë ndeshjen hapëse të Gabonit në Kupën e Afrikës të hënën dhe ndoshta duelin ndaj Ganës të premten e ardhshme. Gaboni përballet me Marokun në ndeshjen e fundit në grup më 18 janar. Kupa e Afrikës prej kohësh është nën ankthin Omikron të Covid-19, aq sa u mendua që të mos zhvillohej në kohën e paracaktuar.