Manchester City do t’i ofrojë Sergio Agueros rolin e ambasadorit të klubit. Një nderim i tillë ka ardhur për shkak të kontributit të madh që argjentinasi ka dhënë për klubin anglez. Aguero është golashënuesi më i mirë në histori të City-t, me 260 gola të realizuar.
Aguero u detyrua të largohet nga futbolli I luajtur në fillim të këtij sezoni, për shkak të problemeve kardiake, ndërkohë që ishte transferuar tek Barcelona. Përveç 33-vjeçarit, City do të emërojë si ambasadorë edhe Joleon Lescot dhe Micah Richards edhe ata fitues të Premier League me ekipin anglez.