Newcastle, gati oferta për Samuel Umtiti

Newcastle United ka filluar të mendojë seriozisht për të të nënshkruar me mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, madje tashmë është bërë gati edhe një ofertë konkrete. Umtiti është njëri prej disa lojtarëve që Barcelona kërkon të shesë këtë muaj, për të ulur shpenzimet financiare.
Nga kjo situatë ka mundësi të përfitojë klubi anglez që po synon transferimin e një mbrojtësi dhe Umtiti është identifikuar si i duhuri. Vlera e francezit sipas faqes së specializuar për transferime “transfermakt” është vetëm 2 milionë euro, një shifër që nuk ka se sit ë jetë reale. Në vitin 2018, Umtiti I kushtoi Barcelonës plotë 70 milionë euro.