Përse Çelsi pati sukses me Lukakun, jo me Halandin e Levandovskin?!

Gjëja e parë që u përpoq të bënte Tomas Tuheli ishte të merrte sulmuesin norvegjez nga Dortmundi. Ai e kishte vendosur në krye të listës që në pranverë dhe u bënë përpjekje konkrete, por as klubi gjerman dhe as Halandi nuk patën ndonjë nxitje të madhe. Borusia thjesht nuk deshi ta humbiste pas Sanços. Më pas erdhi radha e Robert Levandovskit, që u ofrua nga agjenti i tij Pini Zahavi, por nga Bajerni erdhi një “Jo” e prerë. Përfundimisht, Çelsi u përqëndrua tek Lukaku që e pati me dëshirë të kthehej në Londër, ndërsa Interi pati nevojë për 115 milionë eurot. Vetëm kjo ishte arsyeja që Blutë morën belgun, sepse ai nuk pati besim se do të fitonte në Itali, ndërsa Bajerni nuk është në krizë financiare, dhe Halandi është ende tepër i ri për të pritur edhe një vit.

Sfidanti.al