Është vërtet diçka që bie fort në sy dhe që ndodhi brenda pak javëve. Paris SG arriti të merrte dy simbole nga dy klubet më të mëdhenj të Europës, kapitenin e Barcelonës, Lionel Mesi, dhe kapitenin e Realit të Madridit, Sergio Ramos. Çdo gjë ndodhi ndryshe nga njëra-tjetra, por për trajnerin Maurisio Poçetino është diçka e sheh “açik” e gjithë bota. “Gjithçka duket qartë, – thotë ai, – duket sikur kjo ishtë “Shtëpia e Vëllait të Madh”, gjithçka ka ndodhur me përcjelljen mediatike. Kryesorja është që të dy të jenë mirë dhe në formë, dhe të kenë mundësi të japin maksimumin për ne”.
Sfidanti.al