Dy penallti pa dhënë për Gladbahun, “përse gjyqtari nuk i hodhi një sy monitorit?”

Bajerni u cilësua me shumë fat në ndeshjen e parë të Bundesligës në fushën e Borusias së Mynshengladbahut. Përfundoi barazim 1-1, por vendasit pretenduan për dy penallti në minutat 81 e 83, të cilat nuk u dhanë edhe pse u përdor VAR-i. Trajneri i Gladbahut, austriaku Adi Hyter, deklaroi se “sidomos e dyta ishte më e pastra, por unë dua t’i them gjyqtarit se ai duhej të kishte parë vetë në monitor atë që ndodhi, jo vetëm ta shikonin ata të VAR-it”. Bajerni nuk bindi dhe trajneri Nagelsman duket se do të ketë punë për të bërë që ta sjellë në “terezi”.

Sfidanti.al