Ç‘na duhet maska e Pandemisë, kemi maskën e Kupës dhe..kampionatit!

Ky qënka sezoni më i rafinuar ! Pasi kemi dëgjuar të padëgjuarën se kampionati ynë është ndër më të luftuarit në kontinent, plasi befasia apo pabesia edhe nga “gota” e Kupës. As nuk jemi pishman për krizën e pandemisë, madje jemi gati të themi se edhe 8 javët e bojkotit paskan qënë si “ qetësi burgu”  para një tufani. Pa njerëz ne stadiume.. kemi fituar më shumë fantazi, cilësi në intrigë dhe mjeshtri në  tradhëti! Me të vërtetë janë boshatisur stadiumet, por loja jonë është mbushur plot me skenarë. Dhe ç‘farë skenarësh? Duket sikur Nastradini i futbollit është zemëruar me ne, nuk na tregon më fundin e përrallës si më parë..

Mos bëni më orakullin që të parashikoni ngjarjet  e këtij sezoni, se do ta  pësoni si mjeshtri parashikues Shkëlqim Muça, i cili  deklaroi me bindje  nga ekrani se në finalen e Kupës do të ishin Vllaznia dhe Teuta. Apo tjetra(dëshira e ndaluar) se në fund të kampionatit do të pëlqente të shikonte Teutën si kampione. Këshilla më e urtë është që të durojmë , të presim më me shumë besim, edhe pse besimi ka vdekur me kohë dhe nuk ngjallet më.

..Ndërsa shkodranët po këndojnë këngën e tyre të euforisë, ajo që i dërgon në qiellin e shtatë: Vllaznia, Vllaznia, të ka zili gjithë Shqipëria, në Korçë ia kanë marrë “serenatës” se ..po të fitojnë Kupën edhe UEFA do ta “puthë çupën”, do ta ulë dënimin…

Sfidanti.al