Tradhëti e klasit të lartë tek Vllaznia! Dhe për këtë meritën e ka presidenti padyshim , presidenti Alban Xhaferri. Në Shkodër thonë me shpoti se presidenti i tyre u çua me këmbën e gabuar nga krevati dhe shkarkoi trajnerin Qatip Osmani. Dhe ku qëndron tradhëtia? I kishin kërkuar trajnerit që Vllaznia të shkonte në Europë,
Futbollin tradhëtoje sa të duash,por mos ia dridh presidentit…
Kjo është Superliga që e godet moralin sikur të ishte vetë topi ! Të tradhëtosh futbollin, nuk është mëkat.Falet gati çdo javë në kampionat,sidomos me këtë formulën e re. Të tradhëtosh presidentin, nuk ka “kishë” ku të falesh! E ka pësuar edhe më i miri i trajnerëve, për të cilin pak kohë më parë thuhej
Çfarë intrige : ia mbathin Duka dhe Shulku, Tiranës i “dhurojnë” Lut Nurin
E dini cili është kulmi i ironisë dhe hipokrizisë në futboll? Kur të ndalojnë të dalësh kampion siç i ndodhi Tiranës, jo nuk qënka kjo. Kur të ndalojnë edhe ta fitosh Kupën e Shqipërisë, as kjo nuk ishte. Kur gjatë ceremonisë më “funebre” për bërdheblutë, të shikosh Lut Nurin, ish-presidentin e Tiranës duke i dhënë
O sa mirë me qenë shqiptar apo trajner Italian si Kolela !
Ku po shkon o Partizan? Edhe një humbje tjetër me Laçin, edhe një përmbysje rezultati, por më shumë një përmbysje morale për “demat pa brirë”. Ishte si një mashtrim i bukur goli i Da Silvës, një goditje parabolike e shinjestruar , një gol për t’u pirë në kupë, një gol që një zot e di
Filmi i Kombëtares, Silivinjo si Reja.. s’e tradhëtojmë si Panuçin!
Çfarë spektakli na panë sytë jo aq me ndërrimin e viteve, se me ndërrimin e trajnerëve të Kombëtares. I kemi dhënë një leksion gjithë “botës së futbollit” se si largohet i lumtur trajneri i shkarkuar, “babagjyshi” i vjetër i stolit, Edi Reja dhe në vendin e tij, ulet , pak si i trembur, braziliani Silvinjo.
Edhe Superliga ka patronazhistët e vet! E pësoi trajneri Tetova…
Përse e larguan trajnerin Tetova nga Egnatia? Sepse u bë kurban për disa fjalë të “padenja” për futbollin tonë. Sapo Egnatia provoi humbjen e parë me Teutën dhe Teuta provoi shijen e harruar të fitores, trajneri Tetova bëri një deklaratë që më shumë doli shpirti sesa nga goja. Nje deklaratë , të cilën nuk kanë
Moj Kombëtare, moj kanakare, si s’të mora vesh fare?!
Sa shumë dyshime ka ngjallur kjo ndeshja lilipute në Islandë e Kombëtares, një kombëtare që ështëtejet e zonja për të tradhëtuar sistematikisht të dashurit e vet! Që nga trajneri Edi Reja, duke u ngjitur tek kryemëkatari, presidenti i “klubit kuqezi” Armando Duka, duke vazhduar me futbollistët e fushës, madje dhe ata të stolit, të gjithë
Edhe tradhëtia “kampione”: Tirana e “preu në besë” Vllazninë!
Paska radhë edhe për “tradhëti” ndaj trajnerit ! E mbani mend se si e larguan trajnerin Berdariç, gjermanin e fundit që kish “pushtuar” stolin e Vllaznisë? Apo nuk e mbani mend, pasi në futbollin tonë lakohet shpesh se mosmirënjohja është kulturë në anët tona. Sapo i dhamë duart Berdariçit, postin e tij e mori ndihmësi
Sa mire paskemi qënë kur ishim keq me trajnerin… Bërdariç !
Le të kujtojmë momentet kur kercenin pupthi, ato të delirit në Shkodër ! I mbani mend futbollistët e Vllaznisë kur festonin “titullin kampion” duke kënduar në kor , gati preknin në qiellin e shtatë, fill pas ndeshjeve të fituara. Po këto javë, ku herë s’dinë dhe herë s’duan që ndeshjet të fitohen, pale kur dyshohet
Stadiumin s’e boshatisi dot Pandemia, por e bën vetë ..Vllaznia !
Ç‘nuk do të jepnim në këto momente të dinim se çfarë po ndodh brenda topit në Shkodër, tamam tamam çfarë gjelle e prishur po gatuhet tek “kazani i Vllaznisë” këto javë! Paska qënë skenar i “goditur” largimi i trajnerit Berdariç, në emër të ardhmërisë së klubit. Si mundet një ekip që në ditët e bukura