Përse e larguan trajnerin Tetova nga Egnatia? Sepse u bë kurban për disa fjalë të “padenja” për futbollin tonë. Sapo Egnatia provoi humbjen e parë me Teutën dhe Teuta provoi shijen e harruar të fitores, trajneri Tetova bëri një deklaratë që më shumë doli shpirti sesa nga goja. Nje deklaratë , të cilën nuk kanë guxuar të bëjnë shumë kolegë të tij të future ne kurth nga futbollistet e tyre. “Deklarata Tetova “ tashmë ka hyrë në godinën me gjethe te Superliges.. Ishte shumë e thjeshtë, por shumë e vërtetë: “ Do flas me futbollistët e mi sepse tek njëri nga gola, askush nga futbollistët nuk tentoi të kërcente me kokë ..”
Po sikur të mos i kishte thënë këto fjalë , që u dëgjuan edhe nga komanduesit e fijeve të ndeshjeve të Superligës, me siguri Tetova do të ishte akoma në stol! Si mund të largohet trajneri vetem për një humbje te stisur, ku njeriu i stolit ishte i pafajshmi më i madh, ngaqe futbollistët e tij dezertonin njëri pas tjetrit, sikur të ishin kurdisur vetëm për prapësi.
Në një futboll që ka kohë që ka humbur kujtesën, që ka humbur ndershmërinë dhe krenohet me intrigat dhe dredhitë që molepsin javët, Tetova meriton një “parking” në kujtesë. Pale kur kujton disa trajnerë “heronj”, nga ata me emer, që pasi janë tradhëtuar nga futbollistët në fushë, kanë ikur nga stoli të “lumtur” , që kthimi në stol të mos vononte …
Sfidanti.al