Çmimet e Bajernit për fitoren ndaj Frajburgut: Dejvis, Gorecka, Sane!

Mediat në Bavari e kanë zakon që pas çdo ndeshje japin “medalje” individuale për lojtarët e ekipit të tyre. Kështu bënë edhe pas sfidës së fituar 5-0 ndaj Frajburgut në Bundesligë. Suksesi ishte e titull që nuk ishte e vështirë të jepje lavdërime, por ishte e vështirë të veçojë lojtarët për t‘u dhënë “medaljet”. Gjithsesi, më në fund mendja u nda që titullin “Kaizeri” (si Bekenbaueri) ta merrte Alfonso Dejvisi në mbrojtje, titullin “Zoti i Futbollit” (Fussballgott) ta merrte Leon Gorecka, “Bomberi” (si Gerd Myleri) do të jetë Erik Maksim Çupo-Moting dhe “Mjeshtri i Ndeshjes”, pra më i miri në fushë, doli Leroi Sane.

Sfidanti.al