Kur një trajner të Kombëtares e fabrikon politika, siç është rasti i Silvinjos, i ardhur me bekimin e kryeministrit, puna për shkarkimin e tij do të kërkojë ..shumë punë! Do t’i japim të gjithë nga një dorë, porse vetë presidenti Duka, “ i pafajshmi i përjetshëm”, do të luajë në këtë skemë të vjetër hileqare, si sulmues i fshehur. Tamam si me De Biazin, edhe me brazilianin Silvinjo, i konsumuam të dy fazat e “orgazmës kuqezi”: në fillim dashuri pa kufi , më pas vjen ..tradhëti pa limit ! Pale kur fillojnë flasin dhe shqipen pasi marrin pasaporten tonë , sidomos kur artikulojnë të famshmet “ mirëmbrëma” dhe “natën e mirë”.Tamam aty.. nis gjuetia e largimit, me një fjalë , bëhen gati por nuk e mesojnë dot, edhe fjalën e fundit ..lamtumirë!
Pas dështimit të “papritur” në Letoni, si mund të mos shfaqej mjeshtri i “futbollit pa shtyllë kurrizore”,presidenti Duka. Ai që na garanton me sukses ,pertej dy dekadash, luhatjet më spektakolare të Kombëtares. Një mjeshtër që zotëron magjinë e zezë , ku trajnerët sipas momentit, herë të duken hata fare dhe herë të shfaqen me probleme të mëdha në ekuilibrin profesional.
Si do ta pësojë Silvinjo , më i paguari ndër gjithë trajnerët tanë edhe pse Kombëtarja më shumë mësoi atij zanatin, se sa na mësoi ai artin e lojes? Edi Reja në ditën e vet më të rrjedhur, futi Odise Roshin ,si mbrojtës të djathtë, aty ku edhe pësuam golin. Brazialini Silivinjo, i telekomanduar nga lart, gradoi Rei Manaj kapiten, pikërisht pasi humbi penalltinë me Serbinë. Pse, si thoni, kaq budalla është Silvinjo? Po kur Hysaj, lojtari më i mirë më Serbinë, zhytet në stol tamam sikur të kishte bërë autogol! Vallë mos doli nga skenari në ndeshjen që gjoja luhet me historinë dhe jo me topin , por topin nuk e godasin futbollistët e fushës..por ata që nuk duken .
Sfidanti.al