Moj Kombëtare, moj kanakare, si s’të mora vesh fare?!

Sa shumë dyshime ka ngjallur kjo ndeshja lilipute në Islandë e Kombëtares, një kombëtare që ështëtejet e zonja për të tradhëtuar sistematikisht të dashurit e vet! Që nga trajneri Edi Reja, duke u ngjitur tek kryemëkatari, presidenti i “klubit kuqezi” Armando Duka, duke vazhduar me futbollistët e fushës, madje dhe ata të stolit, të gjithë që lëshuan hije në fushën islandeze, e luajtën pjesën e tyre për të krijuar këtë depresion moral, i cili na rishfaqet me rregullsinë e .. orave zvicerane!

Si gatuhen ndeshjet e “vogla” në ekipin, që vetmburret se është mbushur më shumë se kurrë me “yje” të Serisë A dhe me “yje” që luajnë nëpër Europë, ama, kur zbresin në fushë, futbolli që krijojnë së bashku, s’përfaqëson dot as …Kombin, jo e jo Europën. Dhe pyetja përmbi pyetjet: Pse më të mirët nuk luajnë dot në formacion, kurse zhgënjyesit e kanë vendin të salduar në 11-she. Do Reja, duan menaxherët që e presin tek porta, apo ky është futbolli i vetëm që shijon presidenti ynë, ai president që po i mbijeton me pacipësi “vdekjes në fron”…

E gjithë Seria A po dyndet në radhë për të blerë dyshen e talentuar të Empolit, Bajramaj dhe Asllani, kurse Shqipëria e një universi tjetër, të shpikur nga Edi Reja, i fut nje palo gozhdë në stol, për të treguar se nuk është thjesht miopi , por një ..prapësi kuqezi! Nga ato që bëjnë muuu, si në rastin me Brojën, për të cilin votoi me forcë “parlamenti në Angli”, që t’i hapej porta e mbyllur në Shqipëri.

Një portë e keqpërdorur nga të zotët, sa sot ligjshëm ngrihet dyshimi se si Broja u shpall me Covid vetëm për ndeshjen me Islandën, dhe pas dy ditësh, tamam në prag të ndeshjes me Izraelin, i mbathi Covidi (si me porosi) dhe vjen Broja plot shëndet.Me shkopin e tij magjik për të na dhuruar atë që s’bëjmë dot me 11 vetë…

Sfidanti.al