Le të kujtojmë momentet kur kercenin pupthi, ato të delirit në Shkodër ! I mbani mend futbollistët e Vllaznisë kur festonin “titullin kampion” duke kënduar në kor , gati preknin në qiellin e shtatë, fill pas ndeshjeve të fituara. Po këto javë, ku herë s’dinë dhe herë s’duan që ndeshjet të fitohen, pale kur dyshohet edhe sjellja në fushë , saqë trondisin besimin, cila këngë mund t’i shkonte kësaj Vllaznie tjetër. Kjo Vllazni që po vërteton se paskësh qënë e zonja të jetë e bukur në lojë, siç e pamë në javë të tëra, por e aftë edhe të shëmtohet “bukur”, aq sa të mos e njohin më edhe tifozët dhe të largohen prej saj…nga stadiumi!
Paska qënë me dhunti paranormale, i bekuar mund te pagezohet, ai tifozëi shkodran që pas largimit të trajnerit Berdariç, paracaktoi fatin e ekipit në fund të “filxhanit” : se sa faj kishte trajneri Berdariç, do ta mësoni këto javë mëkati që po vijnë ! Dhe iku Berdariç, dhe erdhi Plori, iku gjermani dhe erdhi shkodrani, iku i pari dhe mbeti i dyti! Një shkodran që u kritikua pse nuk ia mbathi bashkë me Tomasin, por që besoi se do të bente “mrekulli” kur te ishte vetëm.
Ka javë që Vllaznia del në fushë dhe ka vetëm një hall: të përmirësoj gabimet! Dhe kjo ndeshja e fundit me Laçin, kjo pikë e “qametit” që u fitua pas barazimi, po të konvertohej në tregun e “gabit” të Superligës, do të quhej një pagesë frike! Nga frika se mos humbisnin, ekipet luanin pa “prekur token” sikur të ishte fushë e minuar. Pale të shikoje 4 mosketierët e sulmit shkodran, Latifin , Da Silvën, Aralicën apo Hoxhën, “4 virtuozet”, të cilët pozonin aq keq në fushë, sa kur u zevendesuan dhe dolen nga fusha, vetëm ne stol dukeshin…bukur!
Sfidanti.al