Gonzalo Higuain po përjeton sezonin e tij të dytë në Major League Soccer dhe thotë se ndihet shumë mirë të skuadra e Inter Miamit
‘Jam shumë i lumtur sepse këtu futbolli nuk është prioritet, kam dalë nga vorbulla e presionit që është në Evropë-tha Higuain i cili foli edhe për Lautaro Martinez të cilin e këshillon.
‘Këshill ime për Lautaron? Të rrijë i qetë, rrugëtimi është i gjatë-tha Higuain-tani ka vetëm përkëdhelje sic më ndodhi mua deri në vitin 2014, por pas përfundimit të botërorit, gjithcka mbaroi’
Ish sulmuesi i Juventusit është edhe futbollisti ofensiv me të cilin si Messi ashtu edhe Ronaldo kanë zhvilluar më shumë ndeshje.
‘Mendoj se kanë kuptuar se mund të besojnë 100% tek unë, jam ai që i kuptova më shumë. Me mua ndiheshin në habitatin e tyre-shtoi Higuain
Përsa i përket të ardhmes së tij pas tërheqjes nga futbolli Higuain shpjegoi: ‘Pas të gjithë asaj që kam kaluar do të isha mazokist po të doja të qëndroja në botën e futbollit. Në fillim do t’i gëzohem familjes sime dhe më pas do të studio në kuzhinë dhe enologji’.
Sfidanti.al