‘UEFA e konsideron Romën krejtësisht si qytet të konfirmuar për të pritur evropianin’, Me këto fjalë qeveria e futbollit evropian siguroi se Italia do të mund të zhvillojë ndeshje të Euro 2020 të programuara për në Olimpico, pas vendimit të qeverisë për të hapur dyert e impiantit për të tifozët për të paktën 25% të kapacitetit.
Pra evropiani do të nisë zyrtarisht në 11 qershor me ndeshjen mes Turqisë dhe Italisë që do të jetë edhe zsfida hapëse e kompeticionit. Në komunikatën e UEFA shpjegohet gjithashtu se ky organizëm kishte marrë nga Federata Italiane e Futbollit konfirmimin e qeverisë se ndeshjet e UEFA Euro 2020 që janë programuar për t’u luajtur në Stadiumun Olimpico do të jenë me publik
Pas mbylljes së kësaj cështjeje për evropianin, futbolli italian do të duhet të mendojë për praninë e publikut në kampionat. FIGC dhe Lega Calcio kanë kërkuar hapjen pjesërisht hapjen e stadiumeve sic ndodhi në tetor. Ideja është që fillimisht të lejohen 1000 tifozë në cdo impiant për të shkuar më pas në 25% të kapacitetit të stadiumeve në javët e fundit të kampionatit si një test përpara Euro 2020
Sfidanti.al