Tifozët e Liverpool sulmojnë autobusin e Real Madrid, i thyejnë një xham

Real Madrid pati një aventurë aspak të këndshme në momentin që po shkonte në Anfield për ndeshjen e kthimit cerekfinale të Ligës së Kampioneve me Liverpoolin. Autobusi i Los Blancos u sulmua nga tifozët e The Reds pranë stadiumi. Një xham i jashtëm u copëtua por xhami I dytë rezistoi pasi ishte një xham i blinduar.

Kjo bëri që në brendësi të autobusit të mos hyjë asnjë objekt; lojtarët e Zidane përjetuan momente paniku, po asnjë nuk mbeti i plagosur. Mësohet se policia angleze ka identifikuar të paktën një autor të agresionit. Sfida mes Liverpoolit dhe Realit u luajt me dyer të mbyllura, por dhjetëra tifozë të The Reds lanë takim mes tyre në ambientet jashtë  stadiumit.

Sfidanti.al