Europa League, Crvena Zvezda sanksionohet për fyerjet ndaj Ibrahimovic

UEFA sanksionon Crvena Zvezdën me zhvillimin e dy ndeshjeve me dyer të mbyllura në tornetë evropian(ndeshja e dytë është me kusht) për fyerjet dhe koret raciste kundrejt Zlatan Ibrahimovic të shfaqura në rrjetet spciale në muajin shkurt pas ndeshjes së zhvilluar në Beograd ndaj Milanit e vlefshme për 1/16 e finaleve dhe e mbyllur me barazimin 2-2

Sipas asaj që publikohet në median serbe, Crvena Zvezda do të duhet të luajë ndeshjen e radhës në arenën evropiane duke promovuar sloganin ‘NoToRacism’ me logon e UEFA. Në të njëjtën kohë Crvena Zvezda u ndëshkua edhe me një gjobë prej 25 mijë Eurosh për thyerje të protokollit të sigurisë për shkak të pandemisë coronavirus

Sfidanti.al