Liverpul hyn në histori; përmbysja e tretë në një sfidë gjysmëfinale pas një humbje me 3 gola diferencë.

Liverpul hyn në histori; përmbysja e tretë në një sfidë gjysmëfinale pas një humbje me 3 gola diferencë.
Mrekullia e bërë nga Liverpuli në Ligën e Kampioneve teksa eliminoi me përmbysje Barcelonën për të kaluar në finale hyn zyrtarisht në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Skuadra anglezde bëhet e treta në histori që arrin të kalojë raundin pas një humbje me 3 gola diferencë.

Përpara Liverpulit, më parë këtë arritje fantastike e kanë regjistruar Panathinaikos në sezonin 1970-71 dhe pikërisht Barcelona në 1985/86. Por për këtë vit katalanasit vazhdojnë të kurojnë plagët për të dytin vit radhazi, pas makthit që përjetoi ndaj Romës në 2018.

Por jo vetëm kaq, edhe Barcelona vë një rekord por në aspektin negativ pasi bëhet e para skuadër në Ligën e Kampioneve apo Kupën e Kampioneve që në më shumë se 1 rast është eliminuar në një fazë të eliminimit direkt pasi ka fituar ndeshjen e parë me 3 gola diferencë.

sfidanti.al